Në dilemë

Futboll

Në dilemë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 14:23
Antonio Conte

Antonio Conte pasi mbylli aventurën e tij në Angli, pas një pauze të gjatë, tani është gati të rikthehet në aksion. Tekniku italian është një nga emrat më të lakuar, teksa  dëshira e tij është të rikthehet në shtëpi.

Ish-trajneri i Tottenham është i vetëdijshëm se në Itali nuk mund të pretendojë një pagë të lartë, por kjo për të ka pak rëndësi pasi qëllimi i tij kryesor është të gjejë një skuadër që i jep mundësinë të konkurrojë për trofe.

Ibrahimovic, tashmë me post drejtues te Milan, është i fiksuar pas idesë për t’i besuar stolin e “djallit” pikërisht Antonio Contes, problemi në këtë pikë është se Ibra duhet të bind Garry Cardinale i cili ka një tjetër vizion, nuk preferon ndryshime të forta dhe të bujshme.

De Laurentiis nuk ka nevojë të marrë miratimin e askujt, por Conte e ka refuzuar më herët, nuk pranoi të merrte drejtimin e ekipit pas largimit të Rudi Garcia-s. Pak më larg është Roma, për momentin verdhëkuqtë duhet të vendosin përfundimisht se çfarë do të bëjnë me Jose Mourinho-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat