Humbi penalltinë ndaj Interit, reagon Henry pas kërcënimeve

Futboll

Humbi penalltinë ndaj Interit, reagon Henry pas kërcënimeve

Më: 6 janar 2024 Në ora: 19:31
Tomas Henry

Tomas Henry, ishte protagonist në “San Siro” në ndeshjen mes Interit dhe Veronës, pasi shënoi golin e barazimit për miqtë, por edhe për penalltinë e shpërdoruar në kohën shtesë, ku mund të mbyllte takimin në shifrat 2-2.

Por pas kësaj penalltie të humbur ai është bërë objekt sulmi dhe ofendimesh në rrjetet sociale.

Megjithatë, Henri ka guxuar që të përballet me komentuesit dhe kërcënuesit, duke dhënë edhe komentin e tij për situatën e krijuar në fund të ndeshjes Inter-Verona 2-1.  

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se e njohin futbollin më mirë se kushdo dhe që fyen familjen time duke i uruar vdekjen, shpresoj që të gjeni paqe një ditë në jetën tuaj të vogël”,  shkruan Henri në një postim në Instagram. Gabimet janë pjesë e sportit dhe kështu do të vazhdoj të punoj për të qenë më i mirë se më parë. ”

“Një ditë fiton, një ditë humb, një ditë shënon, një ditë gabon, kjo është jeta ime si futbollist dhe jam krenar që munda të shënoja golin tim të dytë në karrierë në stadiumin “San Siros” pas këputjes së ligamentit, pasi nisa të luaje futboll në moshën 15-vjeçare në divizionin e ulët francez”, vazhdo Henri – “Ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Gjithmonë kokën lart, gjithmonë përpara, gjithmonë më lart.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat