Ia ka marrë vendin e titullarit shqiptari

Futboll

Ia ka marrë vendin e titullarit shqiptari

Më: 7 janar 2024 Në ora: 15:31
Geronimo Rulli

Titulli Kampion Bote me Argjentinën i dha Geronimo Rullit mundësinë që të kthehej përsëri protagonist i rëndësishëm në futbollin europian.

Gardiani argjentinas, ishte kthyer në zëvendësues te Vijareali dhe për këtë arsye, firmosi gjatë janarit të kaluar me Ajaksin.

Por një vit më vonë, argjentinasi e sheh veten përsëri në stol dhe këtë radhë, pasi në klub ka zbarkuar Diant Ramaj. Portieri shqiptar, u transferua gjatë verës nga Eintraht Frankfurt drejt Holandës dhe duke shfrytëzuar një dëmtim të Rullit në shpatull në fillimin e sezonit, mori menjëherë rolin e titullarit te ky ekip.

Sipas mediave holandeze, tanimë gardiani argjentinas kërkon të largohet, pasi në moshën 31-vjeçare, duke mos u aktivizuar me klubin holandez, rrezikon që të mos ftohet më as nga Lionel Skaloni dhe të humbasë pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat