Arsenal dhe Manchester United në garë për mesfushorin e Everton

Futboll

Arsenal dhe Manchester United në garë për mesfushorin e Everton

Më: 10 janar 2024 Në ora: 10:37
Everton

Garë e fortë në futbollin anglez për Amadou Onana. Mesfushori i Evertonit është kthyer në qendër të vëmendjes pas zhvillimit të performancave fantastike në Premier League në këtë sezon. I aktivizuar si mesfushor shkatërrues, Onana po e ndihmon jashtëzakonisht Evertonin të dalë nga kriza, ndërsa ka luajtur edhe me kombëtaren e Belgjikës si titullar.

Arsenali dhe Manchester United janë në garë me njëri-tjetrin për shërbimet e 22-vjecarit. Djajtë e Kuq nuk do të blejnë kartonin e Sofyan Amrabat pasi t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit, teksa do të kërkojnë një tjetër lojtar që përmbush kriteret në qendër të mesfushës.

Me Casemiron që po përflitet çdo ditë e më shumë për një largim, Amadou Onana konsiderohet i duhuri në ambientin e 20-herë kampionëve të Anglisë për të drejtuar mesfushën për vitet në vijim.

Megjithatë, Manchester United nuk do ta ketë aspak të lehtë firmën me belgun, pasi dhe Arsenali po kërkon përforcime në mesfushë. Madje, “Topçinjtë” e Londrës janë gati t’i përshpejtojnë trantativat dhe të a.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat