Al-Khelaifi i mahnitur pas Zaire-Emery

Futboll

Al-Khelaifi i mahnitur pas Zaire-Emery

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:42
Al-Khelaifi e Zaire-Emery

Debutoi nën drejtimin e Christophe Galtier, mirëpo nën udhëheqjen e Luis Enrique, po “shkëlqen”.

“Fantazisti” tejet i talentuar i Paris Saint-Germain, Warren Zaire-Emery është kthyer në një pikë referimi, në mesfushën e kampionëve të Ligue 1, teksa deri më tani ka zhvilluar plot 20 sfida, ku ka arritur të shënojë 3 gola, si dhe të “dhurojë” 5 të tjerë, për shokët e tij të ekipit.

Të tilla performanca kanë bindur Presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi t’i rinovojë kontratën 17-vjeçarit, me bordin që pret lojtarin të festojë ditëlindjen e 18-të, më 8 mars, për t’i marrë firmën.

Nga Al-Khelaifi, Zaire-Emery konsiderohet si “diamant” i së ardhmen, teksa në një konferencë për shtyp është shprehur se “ylli” i mesfushës, duhet të qëndrojë te PSG, ashtu si Steven Gerrard-i i madh bëri te “Të Kuqtë” e Liverpool.

“Warren duhet të bëhet Steven Gerrard i klubit. Ai duhet të jetojë gjithë jetën e tij këtu. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm. Si lojtar nuk kemi asnjë dyshim për të, por edhe si një person. Edukimi i tij, familja e tij.

Më pëlqen shumë, ai është një shembull për të rinjtë”,- u shpreh Presidenti i “gjigantëve” francez të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat