Dinamo do të tentojë fitoren e 5-të

Futboll

Dinamo do të tentojë fitoren e 5-të

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:27
Dinamo

Të premten, në stadiumin “Niko Dovana”, Dinamo do të përpiqet për herë të 5-të këtë sezon të fitojë një ndeshje derbi. Deri tani ka luajtur 4 derbi, duke regjistruar 2 humbje dhe 2 fitore.

Humbjet i përkasin fazës së parë të kampionatit, kur blutë drejtoheshin nga trajneri Di Biaxho.

Në atë kohë, Dinamo u mund 2-3 nga Tirana dhe 3-1 nga Partizani.

Situata ndryshoi në fazën e dytë, kur në stol u rikthye trajneri Dritan Mehmeti, i cili në debutim barazoi 1-1 me Tiranën dhe më pas barazoi edhe me Partizanin, por me rezultatin 0-0.

Faza e tretë e kampionatit nis me derbin numër 5 të sezonit, që përkon edhe me ndeshjen e parë të 2024- ës, ku në kampin dinamovit shpresojnë shumë që të thyejnë tabunë sezonale, duke marrë fitoren e parë ndaj rivalëve kryeqytetas.

Në dy ndeshjet e mëparshme me bardheblutë, Dinamo ka shënuar 3 gola, 1 me Luis Kaçorrin dhe 2 me Denison. Këtë herë ndryshon edhe stadiumi: në fazën e parë u luajt në ‘Elbasan Arena’, kurse në të dytën në “Selman Stërmasi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat