“Zikaltërit” e Inter kërkojnë në janar “yllin” e Kombëtares

Futboll

“Zikaltërit” e Inter kërkojnë në janar “yllin” e Kombëtares

Më: 11 janar 2024 Në ora: 18:27
Armando Broja

Te Chelsea shihet si “e ardhmja” e sulmit, nga tekniku Maurizio Pochettino, mirëpo “Zikaltërit” e Inter, nuk dorëzohen.

Bëhet fjalë për “bomberin”, Armando Broja, me sulmuesin “Kuqezi”, që shihet nga “gjigantët” e Italisë, si zgjidhja perfekte për repartin ofensiv, gjithmonë në rast largimit të kilianit, Alexis Sanchez, në këtë merkato dimri.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, pranë klubit “Zikaltër”, te këta të fundit asnjë nuk është i kënaqur me performancën e kilianit, në majën e sulmit, i cili në rikthimin e tij, në Milano, deri më tani nuk ka bërë asgjë dhe për këtë arsye nënkampionët e Evropës kërkojnë ta largojnë me çdo kusht nga skuadra, në mënyrë që nisin tratativat për transferimin e Brojës.

Megjithatë, Broja nuk është i vetmi opsion, për teknikun, Simone Inzaghi, me këtë të fundit, që pëlqen jo pak edhe francezin e Manchester United, Anthony Martial, me 28-vjeçarin, i cili nuk ëhstë në planët e teknikut, Erik ten Hag dhe “Djajtë” janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për sulmuesin, për të cilin deri më tani janë interesuar “Fenerët e Verdhë” të Fenerbahce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat