Thaçi prezantohet te Suhareka

Futboll

Thaçi prezantohet te Suhareka

Më: 11 janar 2024 Në ora: 19:03
Thaçi

Arbios Thaçi është bërë me skuadër të re pas largimit nga Fushë Kosova.

Meafushori drenicas do të luaj në Ligën e Parë pasi është zyrtarizuar te Suhareka.

Ka qenë faqja zyrtare e klubit therrandas që ka zyrtarizuar afrimin e Thaçit.

"Arbios Thaçi bashkohet me ne

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me futbollistin nga Skenderaj , Arbios Thaçi i cili transferohet nga superliga e Kosovës pritet të jetë ndihmesë e madhe e mesfushës tonë.

Thaçi së fundmi ishte pjesë e KF FushëKosova në të kaluarën ishte pjesë edhe e Drenicës , Gjilanit e Malishevës", njofton Suhareka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat