Sane pezullohet me 3 ndeshje pas incidentit të nëntorit

Futboll

Sane pezullohet me 3 ndeshje pas incidentit të nëntorit

Më: 11 janar 2024 Në ora: 21:18
Pamje nga ndeshja

Ishte vetëm një përballje miqësore, por sidoqoftë sjellje të tilla në fushën e blertë nuk tolerohe.

Në një miqësore të Gjermanisë në nëntor ndaj Austrisë, Leroy Sane nuk i mbajti nervat dhe i vendosi duart në fytyrë duke shtyrë kundërshtarin, Philipp Mwene, episod ky, që nuk është toleruar aspask nga organizatat më e lartë e futbollit në botë, FIFA.

Këta të fundi, nuk e “falin” “fantazistin” e “Bavarezëve” të Bayern Munich, dhe nëpërmjet një komunikate bëjnë të ditur se sulmuesi i kampionëve të Bundesliga dhe Kombëtares gjermane, do të jetë i pezulluar për tre ndeshjet e radhës të “pancerave”, duke lënë një boshllëk të madhë, në sulmin e këtyre të fundit.

Në këtë formë, sulmuesi është i detyruar të humbasë ndeshjet miqësore të Gjermanisë ndaj Francës dhe Holandës, si dhe një tjetër përballje që pritet të përcaktohet, gjithmonë para se të nisë Kampionati Evropian. Megjithatë, Federata Gjermane pritet ta apelojë këtë vendim të FIFA-s dhe shpreson që t’ia ulë kohën e pezullimit Sane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat