Gruda mund të jetë mungesa e tretë për Vllazninë

Futboll

Gruda mund të jetë mungesa e tretë për Vllazninë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:53
Vllaznia

Sulmuesi Ildi Gruda mund të jetë mungesa e tretë për Vllazninë në ndeshjen e javës së 19-të kundër Kukësit, që do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Edhe pse pati sinjale të mira për rikthimin e tij në stërvitje me grupin pas problemeve fizike që ka pasur, ai sërish nuk është përgatitur normalisht as në ditën e djeshme.

Edhe ka qenë i pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi”, sulmuesi nuk ka marrë ngarkesë, pasi ka ende një problem muskulor, i cili vë në dyshim aktivizimin ndaj Kukësit.

Gruda ishte një nga lojtarët më në formë të skuadrës shkodrane në muajin dhjetor, ndërsa e mbylli vitin me tripletë në portën e Skënderbeut, duke shkuar në kuotën e 5 gola. Duke shtuar këtu edhe mungesat e sigurta në mbrojtje të titullarëve si Esin Hakaj dhe Marko Juriç për shkaqe pezullimi, tashmë trajnerit Qatip Osmani i prishen planet edhe për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat