KF Arsimi përforcohet me Ramadanin!

Futboll

KF Arsimi përforcohet me Ramadanin!

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:16
Pamje nga një ndeshje

Transferimi i parë nga Liga e Parë maqedonas, KF Arsimi përforcohet me Ramadanin!

KF Arsimi nga Çegrani i Gostivarit, anëtar i Ligës së Dytë, me kënaqësi të madhe ka prezantuar transferimin e parë në merkaton e janarit.

Ai është Albin Ramadani, i cili vjen nga Voska Sport,.

"Ramadani ka përvojë të jashtëzakonshme në futbollin vendor edhe atë, edhe në ligë të parë edhe në ligë të dytë, duke shkëlqyer dhe duke qenë protagonist absolut me ekipin e Voskës së fundmi dhe më herët me ekipin e Shkëndijës, Besës, dhe Ohrid. Vitin e kaluar ishte ndër lojtarët më të mirë të ligës së dytë, ndërsa këtë gjysëmsezon ka luajtur me Voskën nē ligën e parë.

 Karakterizohet me shpejtsi, driblim, dhe efikasitet të jashtëzakonshme, me çka do i jap klubit krah më tepër në sulmin e fortë që kemi, drejt objektivave të verdh e zinjëve", njofton mes të tjera KF Arsimi.,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat