Kryesuesi i kthehet fitoreve përballë Skënderbeut

Futboll

Kryesuesi i kthehet fitoreve përballë Skënderbeut

Më: 13 janar 2024 Në ora: 15:45
Pamje nga ndeshja

Egnatia nuk e kishte mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2023, duke regjistruar humbje në Superkupë dhe në kampionat. Por ekipi i Edlir Tetovës e ka nisur vitin me një fitore për të konsoliduar pozitat në kryesim.

Rrogozhinasit kanë mundur në fushën e tyre Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0, në një sfidë jo edhe aq të thjeshtë. Edhe pse kontrolluan duelin, vendasve iu desh një penallti e ekzekutuar saktësisht me “Panenka” nga Fernando që të kalonin në avantazh e të ishin më të qetë në lojën e tyre,.

Skënderbeu provoi në minutat e fundit të ndryshonte fatin e sfidës duke u hedhur i tëri në sulm, por ishte i pasaktë para Sherrit, duke u dorëzuar në fund me shifrat 1-0. Kështu, Egnatia është më e qetë në vendin e parë në kryesim, ndërsa po përpiqet që të integrojë lojtarët e rinj që ka afruar gjatë merkatos.

Kurse Skënderbeu vazhdon rrëshqitjen dhe tashmë rrezikon seriozisht të përfshihet në luftën për mbijetesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat