Musemiq di shumë për Kosovën

Futboll

Musemiq di shumë për Kosovën

Nga: K. Goca Më: 14 janar 2024 Në ora: 17:28
Musemiq e Selmani

Legjenda e futbollit boshnjak, Husret Musemiq, di shumë për futbollin e Kosovës.

Trajneri Agron Selmani ka qenë në seminarin që u mbajt në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë dhe ishte i befasuar nga legjenda boshnjake, Musemiq, që aq shumë kishte njohuri për futbollin e Kosovës. 

Jo vetëm për të kaluarën e futbollit tonë siç thotë Selmani, por për futbollin që luhet edhe tani në shtetin tonë. 

Sipas tij, Musemiq por edhe disa tjerë atje, ishin të informuar më shumë se shumë tjerë në vendin tonë, për rrjedhat e futbollit tonë.

Musemiq ka qenë prej futbollistëve më të mirë të gjeneratës së artë të Sarajevës në vitet e 80-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat