Rooney i hodhi Viagra në pije, ish - sulmuesi i Anglisë u stërvit duke vrapuar me “tri këmbë”

Futboll

Rooney i hodhi Viagra në pije, ish - sulmuesi i Anglisë u stërvit duke vrapuar me “tri këmbë”

Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:07
Anglia

Carlton Cole, një ish-sulmues anglez, sot 40-vjeç, nuk mbahet mend për bëma të mëdha në fushën e blertë: kulmin e karrierës e arriti tek West Ham United në periudhën 2006-2015, madje ka luajtur shtatë ndeshje edhe në kombëtaren e Anglisë (në atë kohë drejtohej nga Capello).

Calton Cole ka qenë në qendër të një episodi të pazakontë, i mashtruar nga shokët e skuadrës Wayne Rooney, Jermain Defoe dhe Shaun Wright-Phillips.

Rooney, gjatë një seancë stërvitore të kombëtares, i kishte hedhur në pije një pilulë Viagre me pretendimin se ishte vitaminë dhe përfundimi ishte qesharak: Cole ishte stërvitur duke ecur me “tri këmbë” e sërish ishte më i shpejti në fushë.

“Carlton (Cole) ishte gjithmonë i buzëqeshur, i lumtur dhe kështu që ne menduam mund të bënim shaka me të. Ai e piu viagrën që ia hodhi Rooney sepse po mendonte: “O, po, vitamina, të mira për trupin tim! Kur i treguam të vërtetën, veç ta shihje fytyrën e tij.”

Vetë Cole, për këtë episod, reagoi në këtë mënyrë: “E kisha fshirë nga kujtesa ime, po ktheni kujtime të këqija".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat