Jashari pas gati një dekade ndahet me 2 Korrikun

Futboll

Jashari pas gati një dekade ndahet me 2 Korrikun

Nga: K. G. Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:28
Riad Jashari

Futbollisti Riad Jashari ndahet me klubin e 2 Korrikut të Prishtinës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A.

Jashari pas pothuajse një dekade largohet dhe pritet së shpejti të vendos për klubin e ri.

 “Pas 9 vite të kaluara me shumë kujtime dhe eksperienca që kanë lënë shenjë të pashlyeshme në karrierën time po e mbyll kapitullin tim me FC 2 Korriku. 

Jam shumë mirënjohës për punën e palodhshme dhe përkrahjen e gjithë stafit të klubit dhe bashkëlojtarëve që kanë bërë për mua. 

Falënderoj në veçanti Besim Ademi dhe Labinot Haziri për këshillat dhe besimin, po ashtu presidentin Shaban Baholli për përkrahjen dhe korrektësinë e treguar.

Ishte kënaqësi të rritem si sportist dhe jam përherë falënderues që vesha fanellën e njëri ndër ekipet më të respektuara në vend.

Ndërsa për të ardhmen time do të ju informoj ne ditët në vijim”, njofton Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat