Fiton Ademi rikthehet në folenë e vjetër!

Futboll

Fiton Ademi rikthehet në folenë e vjetër!

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:11
Besa

Fiton Ademi, golashënuesi më i mirë i Besës së Dobërdollit në Ligën e Dytë, me shumë gjasa do të rikthehet te skuadra e tij e fëmijërisë, Shkëndija.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se talenti tetovar javën që vjen pritet të prezantohet te skuadra e Shkëndijës, që në këtë mënyrë bënë një gjest të mirë, duke rikthyer në radhët e veta autorin e më shumë se 100 golave me kategoritë e reja.

Ademi kishte kaluar të gjitha grupmoshat te Shkëndija, nga e cila skuadër verën e vitit 2021 ishte huazuar te Struga Trim Lum, që më pas të kalojë në rradhët e Besës së Dobërdolllit, ndërsa nga janari, deri qershorin e vitit 2023 ishte pjesë e Voska Sport, duke ndihmuar këtë skuadër që të ngjitet në mesin e më të mirëve.

Ai brenda atij sezoni, si pjesë e Besës dhe Voska Sport, kishte realizuar 13 gola, ndërsa këtë edicion në 15 ndeshje me fanellën e skuadrës nga Dobërdolli, arriti që të shënojë 12 gola.

Pikërisht golat e tij, por edhe forma që po kalon ky super talentë, kanë shtyrë drejtuesit e Shkëndijës të mendojnë ndoshta në këtë hap, e që realisht nëse realizohet, do të jetë shumë hap pozitiv, duke pasur parasysh edhe moshën e Ademit, vetëm 21 vjeç, e që pas vetes numëron 17 ndeshje në mesin e më të mirëve në futbollin maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat