Lotito për Romën: E çuditshme që nuk kanë falimentuar ende

Futboll

Lotito për Romën: E çuditshme që nuk kanë falimentuar ende

Më: 21 janar 2024 Në ora: 19:38
Claudio Lotito

Presidenti i Lazio-s Claudio Lotito ka folur së fundmi për rivalin e përjetshëm të skuadrës së tij, Roma-n.

Ai komentoi në veçanti ndodhitë e fundit të “verdhekuqtë” ku përfshihet shkarkimi i trajnerit Jose Mourinho dhe emërimi në vend të tij i Daniele De Rossi-t.

Lotito e cilësoi këtë lëvizje si një zgjedhje inteligjente, teksa sa i përket situatës ekonomike te Roma, sipas tij ai klub duhej të kishte falimentuar tashmë.

“Një zgjedhje inteligjente, ai e përgatiti menjëherë siç duhet grupin.

Ata duhet të kishin falimentuar tashmë! Nuk i investojnë paratë. Çfarë bëjnë ata? Ata i ruajnë paratë, e çuditshme…”-deklaroi Lotito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat