Plas në Itali

Futboll

Plas në Itali

Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Pikërisht në ditët kur polemikat për gabimet e arbitrave në fushë dhe në VAR janë të forta, “Le Iene” publikon një dëshmi të rrallë

Pikërisht në ditët kur polemikat për gabimet e arbitrave në fushë dhe në VAR janë të forta, “Le Iene” publikon një dëshmi të veçantë:

“Unë jam një gjyqtar i Serisë A aktualisht aktiv dhe dua të vë në dukje ato që për mua dhe për të tjerë gjyqtarë janë anomali të rënda në sistemin e arbitrazhit në Itali.

Pse vendosa të flas?

Për dashurinë e lojës së futbollit dhe sepse unë ende besoj në parimet e besnikërisë sportive, por edhe sepse kjo situatë është bërë e paqëndrueshme dhe po ndikon në karrierën e shumë gjyqtarëve, përmes një sistemi vlerësimi të punës së tyre që paraqet shumë anomali”.

Duke folur ekskluzivisht dhe për herë të parë në historinë e futbollit italian, një arbitër i Serisë A, i cili në një intervistë me Filippo Roma, pasi ka shpjeguar arsyet pse zgjedh të mbetet anonim, duke qenë ende aktiv dhe duke pasur frikë nga pasojat për karrierën e tij, ai përballet me një sërë çështjesh kritike në botën e arbitrave në Itali. Nisur nga gabimet e bëra, sipas tij, nga kolegët në fushë dhe jo gjithmonë të korrigjuara nga arbitrat në VAR.

Për të vazhduar me zgjedhjen e imazheve që shfaqen për publikun për të justifikuar disa vendime të marra nga VAR. Në fund ai tregon sesi, sipas tij, të paktën pesë gjyqtarë dhe ndihmës thuhet se po ndërmarrin veprime ligjore kundër Aia-s (shoqata e arbitrave italianë) dhe Can (komisioni kombëtar i arbitrave).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat