Greenwood kërkon transferimin e bujshëm

Futboll

Greenwood kërkon transferimin e bujshëm

Më: 23 janar 2024 Në ora: 18:55
Greenwood

I huazuari i Manchester United, Mason Greenwood, thuhet se u ka thënë përfaqësuesve të tij se një transferim te Barcelona është “ëndrra e tij”.

Greenwood ka arritur të ringjallë karrierën e tij pas huazimit te Getafe këtë sezon, me Manchester United që ka sanksionuar largimin e tij verën e kaluar pas një hetimi gjashtë mujor për sjelljen e tij jashtë fushës.

22-vjeçari ka regjistruar shtatë gola në 16 paraqitjet e tij në La Liga, duke tërhequr vëmendjen e Barçës dhe Real Madridi në këtë proces.

Sipas The Sun, Greenwood është një objektiv kryesor i verës për Barcelonan, që synon ta marrë në qershor. Ish-ylli i United ka informuar përfaqësuesit e tij se e sheh Barçën si një “ëndërr”.

Ylli i Getafe-s ka qenë gjithashtu i lidhur me klube në Itali, por është i vendosur të vazhdojë në La Liga, me United të përgatitur për të marrë një ofertë zyrtare nga Barça në muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat