6 trofe për Zhang në krye të Interit, në shënjestër Moratti

Futboll

6 trofe për Zhang në krye të Interit, në shënjestër Moratti

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:50
Zhang

Superkupa e tretë radhazi e Italisë n(ën drejtimin e grupit Suning),  e fituar në Riad kundër Napolit vlen një tjetër shkallë renditjen e presidentëve qe kanë fituar më shumë në krye të klubit zikaltër.

Trofeu i shtuar në koleksionin e trofeve të Interit, është i 45-ti në 116 vjet histori të klubit dhe i gjashti i fituar nën drejtimin e Steven Zhang, i cili pasi u ngjit në podiumin e presidentëve më të suksesshëm në historinë e zikaltërve pranverën e kaluar me suksesin në Kupën e Italisë, tani synon vendin e dytë të zënë nga i madhi Angelo Moratti.

Më poshtë renditen 3 presidentët më të suksesshëm të historisë së Interit:

Massimo Moratti - Në vendin e parë në këtë renditje speciale është gjithmonë ai, presidenti i “Tripletës”, arritja e paharrueshme e vitit 2010.

Në gati 20 vitet e ciklit Moratti, nga viti 1995 deri në 2013, zikaltërit fituan 16 trofe (nga të cilët pesë mbërritën me Giacinto Facchettin si president).

Pas zhgënjimeve të viteve të para, Moratti korri frytet e investimeve të mëdha, duke inauguruar një dekadë suksesi me Roberto Mancinin (në fillim) dhe José Mourinho (më pas), duke sjellë kampionë të kalibrit të Ronaldos, Figo, Eto'o dhe Ibrahimovic në San Siro.

Pas triumfit historik në Bernabeu më 22 maj 2010, i cili i dha Interit suksesin e tretë në Champions (Kupë Kampionesh), Massimo Moratti e ngjiti Interin përsëri në krye të botës, pikërisht siç bëri babai i tij mbi 40 vjet më parë.

Angelo Moratti - Moratti senior, Angelo i madh, është ende në shkallën e dytë të podiumit falë 7 trofeve të grumbulluara mes viteve 1955 dhe 1968. Ishte presidenti që e ngjiti Interin në çatinë e botës duke fituar dy Kupa Kampionesh radhazi (1964 dhe 1965), ai që e bëri i pari klubin zikaltër të madh edhe jashtë kufijve kombëtarë. Ai ishte arkitekti i Interit të Helenio Herrera-s, i aftë për t'u ngjitur në majat e Evropës duke likuiduar Realin e  Madridin të Puskas dhe Di Stefanos dhe Benfikën e Eusebios. Përveç pokerit të titujve ndërkombëtarë, Interi i Angelo Morattit fitoi tre kampionate.

Steven Zhang -Pak më shumë se pesë vjet presidencë dhe tashmë gjashtë trofe të fituar për më të riun që ka  drejtuar ndonjëherë klubin. Numri një aktual i zikaltërve, i zgjedhur në tetor 2018, është njeriu i kursit të ri që e riktheu titullin në Pinetina pas 11 vitesh mungesë.

Në shënjestrën e Zhang, i cili pranverën e kaluar iu afrua fitimit të trofeut të tij të parë ndërkombëtar në finalen e Stambollit, të cilin e humbi ndaj Manchester Cityt, tani është ylli i dytë që do ta bënte t'i bashkohej Angelo Morattit në kuotën e shtatë trofeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat