Synohet sulmuesi i Bolonjës

Futboll

Synohet sulmuesi i Bolonjës

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:08
Joshua Zirkzee

Afrimi i një mbrojtësi është objektivi kryesor në merkato i Milanit, por ndërkohë kuqezinjtë po mendojnë edhe për sulmin e së ardhmes dhe një profil që pëlqehet shumë është ai i Joshua Zirkzee, që ka spikatur te Bolonja këtë sezon, duke shënuar 7 gola në 19 ndeshje të luajtura.

22-vjeçari holandez ka një klauzolë largimi prej 40 milion eurosh, shifër që mund të ulet nëse do të përfshihej në marrëveshje Saelemaekers (aktualisht i huazuar te Bolonja, që ka të drejtën e blerjes së lojtarit për 12 milionë euro). Zirkzee do të ishte profili i duhur dhe me pagën më të ulët në krahasim me të tjerët.

Për t'u rikthyer tek mbrojtja, mbeten vështirësi në mbylljen e një operacioni para përfundimit të merkatos:  vazhdon monitorimi i Adarabioyo (Fulham) dhe Lacroix (Wolfsburg).

Një tjetër emër është Lenglet nga Barcelona (në huazim te Aston Villa).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat