Jeta e Parisit është shumë ndryshe

Futboll

Jeta e Parisit është shumë ndryshe

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:43
Skriniar

Barbora Hroncekova, gruaja e ish-mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar, foli për revistën EMMA rreth jetës së re që çifti po bën në Paris: “Padyshim që ndjej se kemi më shumë liri dhe dalim më tepër këtu në Paris.

Në Milano thjesht rrinim në shtëpi, ose në fushat rreth shtëpisë. Këtu filluam një jetë shumë ndryshe, veçanërisht sepse Charlotte shkon në çerdhe.

Ngrihemi në mëngjes për të shoqëruar vajzën, pastaj dalim për kafe sa herë të mundemi. Më pas Milan shkon në stërvitje, unë nisem drejt shtëpisë, ku bëj diçka në kompjuter, pastroj, gatuaj.

Momenti më i mirë i ditës është kur Milan kthehet dhe së bashku shkojmë së bashku për të marrë Charlotte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat