Lukaku u shkel syrin sheikëve

Futboll

Lukaku u shkel syrin sheikëve

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:48
Lukaku

Romelu Lukaku ka shënuar golin e fitores 2-1 të Romës në miqësoren në Riad ndaj Al Shabab dhe duket se e ka përdorur këtë mundësi edhe për t’i bërë vetes reklamë para sheikëve që po hedhin miliona për të përforcuar klubet e tyre.

Sulmuesi belg, pas ndeshjes, ka lëshuar deklarata që bëjnë të qarta synimet e tij, edhe pse aktualisht është pjesë e Romës që ka bërë sforco të rëndësishme ekonomike për ta afruar nga Çelsi.

“Në dy vitet e ardhshme shoh kampionatin saudit të bëhet një nga më të mirët në botë, për të mos thënë më i miri. Klubet bëjnë shumë sforco për të afruar këtu lojtarët më të mëdhenj.

Shumë shpejt mund të jetë turneu më i mirë nga të gjithë”, tha Lukaku pas duelit.

Këto fjalë duhet të shqetësojnë klubin italian, por nga ana tjetër mund të bëjnë të lumtur Çelsin, i cili kërkon dikë që të paguajë për kartonin e tij dhe këto deklarata, duken si ftesë e hapur e Lukakut për të shkuar drejt Lindjes së Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat