Valon Ethemi me skuadër të re, bashkohet me sulmuesin e Kombëtares

Futboll

Valon Ethemi me skuadër të re, bashkohet me sulmuesin e Kombëtares

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:42
Valon Ethemi prezantohet

Tjetër shqiptar te Konyaspori. Klubi i Superligës turke, ku bën pjesë edhe Sokol Cikalleshi, ka prezantuar Valon Ethemin si lojtarin më të ri të skuadrës.

26-vjeçari ishte pjesë e Istanbulsporit prej janarit të vitit 2021, ekip me të cilin ka shënuar në total 21 gola.

Duke qenë ndër lojtarët më mirë dhe më rezultativë.

Ethemi është huazuar te Konyaspori deri në fund të sezonit, me klubin e ri që ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në verë.

Sulmuesi i majtë ka zgjedhur fanellën me numër 72 në këtë aventurë të re. Ethemi ka luajtur më parë në Shqipëri me Kukësin dhe Mamurrasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat