Rudi Vata flet për të ardhmen e të birit

Futboll

Rudi Vata flet për të ardhmen e të birit

Më: 25 janar 2024 Në ora: 23:39
Rudi e Roko Vata

Roko Vata gjeti golin e parë si futbollist profesionist në Kupën e Skocisë, në sfidën që Sëlltik fitoi 5-0 kundër Baki Thistëll. Në intervistën e dhënë për “Off The Ball”, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata u ndal dhe te e ardhmja e të birit.

Sipas mediave skoceze, 18-vjeçari ka marrë ndezur interesin e tre klubeve italiane: Bolonja, Atalanta dhe Komo. Gjithsesi, Rudi Vata shprehet se është ende herët që Roko të lëvizë dhe se gjithashtu po rritet shumë si lojtar te Sëlltiku.

“Ai është 18 vjeç dhe nuk është gati që të lëvizë në një shtet tjetër.

Ai do të largohet, por nuk mendoj se është gati. Për mua, është gjë e mirë kur kuptoj ndjenjat e tij kur nuk është i lumtur. Do të ketë raste kur ai nuk do të jetë i lumtur me trajnerët. E vetmja gjë që mund të bëjë është të punojë fort.

Mendoj se ai do të vazhdojë me Sëlltikun dhe mendoj se është më e mira për të që të jetë te Sëlltiku që të marrë më shumë ndeshje.

Nëse do të marrë minuta, mendoj se do të prodhojë aq sa mundet. Ai është përmirësuar shumë dhe tani e vetmja gjë që duhet të bëjë është që të rrëmbejë mundësitë”, u shpreh Vata për të ardhmen e Rokos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat