Conte apo Allegri?

Futboll

Conte apo Allegri?

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:31
Allegri e Conte

Claudio Marchisio, ish-futbollisti i Juventus beson se Antonio Conte është trajneri më i mirë që ka pasur në karrierë.

Ish-mesfushori shprehet se Conte, ia doli të rikthente mentalitetin fitues te bardhezinjtë ndërsa zbulon pak edhe nga puna e përditshme e teknikut në stërvitje.

“Conte shkaktoi një “tërmet” falë punës së tij te Juventus. Ai na bëri të mundur të kujtonim se sa e rëndësishme ishte të fitonim dhe se si të arrinim te suksesi. Conte çdo ditë vendoste nga një tullë për të formuarin murin dhe për të arritur te suksesi.

Është shumë kokëfortë.

Tani e ka ndihmuar shumë edhe eksperienca në Angli, ka aftësinë për t’ia përçuar gjithkujt atë se çfarë ai beson.

Besoj se është trajneri më i mirë që kam pasur sepse më përmirësoi jashtëzakonisht. Por, edhe Allegri më ka ndihmuar, ai besonte se unë në fushë mund t’ia dilja edhe pa udhëzimet e tij”, u shpreh Marchisio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat