Muriqi përballë Sociedadit, Atletico sfidon vëllezërit Williams

Futboll

Muriqi përballë Sociedadit, Atletico sfidon vëllezërit Williams

Më: 26 janar 2024 Në ora: 14:32
Muriqi

U hodh shorti për fazën gjysmëfinale të kompeticionit më të vjetër në Spanjë, “Copa Del Rey”, me goglat që rezervuan dy përballje interesante.

Mallorca e Vedat Muriqit gjeti përballë baskët e Real Sociedad, me sfidën e parë që do të luhet në ishull. Mallorca vjen në këtë fazë pasi kaloi me sukses katalanasit e Gironas, ndërsa nga ana tjetër, Sociedadi mposhti në 1/16-at ekipin e Celta Vigos.

Ndërkohë, në takimin tjetër të 4-shes më të mirë, Atletiko Madrid që kaloi me vështirësi Sevillan do të ndeshet ndaj Athletic Bilbaon, me këta të fundit që eliminuan me një paraqitje fantastike skuadrën e Barcelonës.

Dueli mes dy skuadrave do të jetë interesant pasi “armata” e “Los Colchoneros” do të sfidohet nga vëllezërit Williams, me Inakin dhe Nicon në një formë të jashtëzakonshme.

Lexo edhe:

Miqësorja e parë e muajit mars, Shqipëria zyrtarizon kundërshtarin

Klopp surprizon dhe e mbyll me Liverpoolin: Lajm tronditës, por nuk kam më energji

Momenti për Asllanin, shqiptari për të “thyer” tabunë

“Inzaghi mes trajnerëve më të mirë të botës”, Tare: Inter si City dhe Bayern Munich!

Takimet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më datë 7 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit 3 javë më vonë. Si zakonisht, emocionet e këtyre përballjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat