Kërkohet nga Erzeni dhe Dinamo

Futboll

Kërkohet nga Erzeni dhe Dinamo

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:47
Donald Mëllugja

Donald Mëllugja nuk do të jetë më pjesë e Egnatias. Ky divorc kishte kohë që diskutohej mes dy palëve derisa largimi u bë zyrtar nga vetë futbollisti, që me anë të një postimi njoftoi se nuk është më pjesë e kryesuesve të Superligës.

Mesfushori pritet të jetë përforcimi më i ri i Erzenit, po në Superligë ndonëse oferta ka dhe nga Dinamo.

Mungesa e hapësirave si titullar ka bërë që Mëllugja të mos e mendojë dy herë largimin ndonëse kontratën me Egnatian e kishte deri verën e vitit 2025.

Në të kaluarën, Mellugja është aktivizuar me Ilirinë, Besën, Bylisin, Partizanin dhe Kastriotin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat