Mërgim Qarri shënoi por Lausanne-Ouchy mposhtet 

Futboll

Mërgim Qarri shënoi por Lausanne-Ouchy mposhtet 

Më: 27 janar 2024 Në ora: 23:39
Winterthuri

Futbollisti Mërgim Qarri ka treguar lojë të mirë për Lausanne-Ouchyn por pësuan humbje si vendas me rezultat 3:1 nga Winterthuri, në ndeshjen e javës së 20-të të Superligës së Zvicrës.

Qarri shënoi golin për 1:2 në minutën e 58-të. 

Qarri deri me tani ka tre gola e katër asistime në 19 paraqitje këtë edicion.

Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri, Alban Ajdini e Valon Hamdiu u paraqitën standardë te Lausanne-Ouchy dhe Liridon Mulaj u aktivizua në në vend të Ajdinit.

Granit Lekaj luajti në qendër të mbrojtjes te Winterthuri. Lekaj e Hajrullahu ishin kapitenë të skuadrave të tyre.
Winterthuri renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë, ndërsa Lausanne-Ouchy klasifikohet në fund me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat