Teuta shmang humbjen falë penalltisë

Futboll

Teuta shmang humbjen falë penalltisë

Më: 28 janar 2024 Në ora: 15:35
Pamje nga ndeshja

Nuk ka fitues në Laç. Skuadra e Mirel Joses nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Teutës së vendit të fundit, përballje që e kryesonte deri në minutat e fundit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 25’, kur Altin Kryeziu kaloi Laçin në avantazh. Mesfushori realizoi një gol shumë të bukur, i pari për të në Superiore me bardhezinjtë.

Rastet nuk munguan në të dy krahët, ndërkohë që Teuta fitoi një penallti katër minuta përpara fundit (prekje me dorë nga Ledio Tresa).

Ekzekutimin e mori përsipër Ergys Peposhi. 23-vjeçari gjuajti saktë dhe barazoi rezultatin, duke i dhuruar një pikë të rëndësishme skuadrës së Edi Martinit.

Pavarësisht përpjekjeve të vendasve për t’u rikthyer në avantazh, ndeshja nuk prodhoi më gola dhe u mbyll në barazim 1-1.

Laçi, që nuk humbet prej 7 ndeshjesh mes kampionatit dhe Kupës, vijon të jetë forcë e pestë e Superiores me 26 pikë.

Ndërkohë, bregdetarët regjistruan barazimin e dytë radhazi në kampionat pas atij me Tiranën.

Teuta mbetet e fundit me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat