Ibrahimi e ka peng

Futboll

Ibrahimi e ka peng

Më: 30 janar 2024 Në ora: 14:47
Agim Ibrahimi

Agim Ibrahimi ishte një prej futbollistëve shqiptarë që bëri një karrierë të madhe në Europë.

Ky lojtar përfaqësonte Maqedoninë e Veriut, por teksa ishte i ftuar në “Soccer Talk Podcast” që drejtohet nga Skënder Gega, tregoi pengun e madh e të mos veshurit fanellën kuqezi.

“Ne jo se nuk kemi pasur njerëz që na kanë shtyrë drejt Shqipërisë, bëhet fjalë për vitet 2003.

Por ishin menaxherët e asaj kohe që donin të na dërgonin.

Nuk e di sesi ka ndeshje kam bërë kundër Shqipërisë të moshave.

Unë shkova bëra punën time si profesionist te Maqedonia e Veriut.

Si fëmijë, ne nga Tetova e kemi pikë të dobët Shqipërinë. Është e qartë që për mua ishte ëndërr, por më pas bisedat janë ndryshe.

Uroj që të bëhet djali një futbollist i njohur dhe të vishet kuqezi”, tha Agim Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat