Kërkohet në Serie A

Futboll

Kërkohet në Serie A

Më: 30 janar 2024 Në ora: 15:54
Rudi Vata

Sëlltiku i ka ofruar Roko Vatës një kontratë të re.

Gjigandët skocezë i kanë propozuar djalit të ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata një kontratë 4 vjeçare.

Ajo aktualja, për 18-vjeçarin skadon në qershor të këtij viti.

Për Rokon kanë shprehur interes disa klube në Serinë A si Bolonja, Sasuolo dhe Atalanta, ndërkohë sipas asaj që raporton Nikolo Shkira, djaloshi i talentuar do të kthejë një përgjigje në ditët e ardhshme.

Roko ka arritur që të shënojë edhe për ekipin e parë të Sëlltikut dhe shihet si një lojtar me potencial të madh për të ardhmen, me gjigandët skocezë që duan ta blindojnë dhe më vonë ta shesin për një shifër edhe më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat