Avdyli shënon e Fazliu asiston në Zvicër

Futboll

Avdyli shënon e Fazliu asiston në Zvicër

Nga: K.G. Më: 30 janar 2024 Në ora: 22:12
Lojtarët e Aarau-s festojnë

Aarau shënoi fitore me rezultat 2:1 në konak të Baden-it, në takimin e mbetur të Challenge League (Liga e dytë e Zvicrës).

Futbollistët Shkëlqim Demhasaj, Milot Avdyli, Binjamin Hasani, Valon Fazliu, u paraqitën nga minuta e parë për Aarau-n.

Gjorgjev ka shënuar pas asistimit të Fazliut në minutën e 13-të.

Avdyli shënoi për 0:2 në minutën e 65-të.

Giampa në minutën e 75-të ngushtoi humbjen.

Lavdim Zumberi u paraqit titullar për skuadrën e Badenit.

Demhasaj është zëvendësuar në minutën e 74-të.  

Sion kryeson me 40 pikë, pasojnë Thun me 38, Aarau 26 e Baden është në vend të nëntë me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat