Gëzim Daka takon Zhajën e Hajdukut të Splitit

Futboll

Gëzim Daka takon Zhajën e Hajdukut të Splitit

Nga: K. G. Më: 31 janar 2024 Në ora: 21:12
Zhaja e Daka

Gëzim Daka, drejtor i klubit të futbollit Gjakova, sot ka pas një takim   me shefin e skautëve të Hajdukut të Splitit, Mirko Zhaja.

Ka vite që Gjakova dhe Hajduku kanë raportet të shkëlqyeshme. 

Daka dhe Zhaja biseduan për futbollin në tërësi dhe për talentet e lojës më të popullarizuar në botë.

Image

Gëzim Daka

 “Takimet dhe konsultimet nuk kanë të ndalur në Split pikërisht në stadium të Hajdukut në ‘Polud’, ku sot pasdite drejtori klubit z. Gëzim Daka ka pas takimin e radhës me udhëheqësit gjigandit kroat, i cili u prit në zyrën e tij nga shefi i skautëve të Hajdukut Mirko Zhaja nga i cili gjithçka vendoset për prurjet e futbollistëve në klubin Hajduk.

Njëherit drejtori e nderoi me mirënjohje të klubit futbollit Gjakova dhe për marrëdhëniet e mira që i kemi ne dy klubet me vite të tëra”, njofton KF Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat