Vëllaznimi përforcohet me Elshanin

Futboll

Vëllaznimi përforcohet me Elshanin

Nga: K.G. Më: 31 janar 2024 Në ora: 21:40
Qemal Elshani

Futbollisti Qemal Elshani është përforcim i skuadrës me renome Vëllaznimi i Gjakovës. 

Gjakovarët garojnë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A. 

Elshani premton maksimumin për ekipin kuqezi.

“Duke parë një super organizim nga një kryesi korrekte e shumë punëtore ju njoftoj se kam arritur marrëveshje me njërën nga skuadrat më të mëdha dhe më me traditë në futbollin kosovar KF Vëllaznimi.

Bashkë do të punojmë fort që Vëllaznimin ta kthejmë në majat e futbollit të Kosovës ashtu siç i ka hije.

P.S. dua të falënderoj kryesin e FC Suhareka për këta muaj të kaluar së bashku dhe që me marrëveshje të dyanshme kemi shkëputur kontratën. 

Klubit i dëshiroj shumë suksese e mbarësi në vazhdim të kampionatit”, njofton Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat