Partizani firmos me ish-mbrojtësin e gjigantit kroat

Futboll

Partizani firmos me ish-mbrojtësin e gjigantit kroat

Më: 31 janar 2024 Në ora: 22:02
Bozo Mikuliq

Bozo Mikuliq është mbrojtësi më i ri i Partizanit. 27-vjeçari vjen si lojtar i lirë në kryeqytet, pasi mbylli aventurën me Audan në Lituani. Transferim ky që vjen pikërisht në orët e fundit të merkatos.

Shtatlarti ka luajtur me gjigantin kroat të Hajduk Split, ndërsa më pas ka veshur dhe fanellat e Slaven Belupos dhe Messinës në Itali. Mikuliq njihet për fizikun e tij.

Mbrojtësi i lindur në Split të Kroacisë ka luajtur disa ndeshje dhe me përfaqësuesen U-19 të vendit.

Kujtojmë se te Partizani vjen si afrim i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes, që ka pasur probleme pas dëmtimit të Bytyçit. Po ashtu dhe largimi i Kocijan në dhjetor, detyroi klubin të lëvizte këtë merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat