Përballje në pasqyrë

Futboll

Përballje në pasqyrë

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Derbi i Italisë është në horizont. ‘Të parët e klasës’ e gjejnë veten përballë njëri-tjetrit në ndeshjen e vitit. Interi dhe Juventusi e njohin njëri-tjetrin mirë, ata kanë të njëjtin sistem loje dhe mund të pasqyrohen me njëri-tjetrin me referencën e ndeshjes së parë.

Sfida që u luajt në fund të nëntorit ishte ndeshja që do t’i shërbejë më shumë Inzagit dhe Alegrit dhe analistëve të tyre për t’u përgatitur për supersfidën e “San Siro”-s. Pavarësisht se kush do të jetë gati nga lojtarët dhe kush jo, duke i detyruar teknikët të bëjnë zgjedhje të cilat në mënyrë të pashmangshme do të ndryshojnë karakteristikat e qëndrimit të tyre në të dy fazat.

SHEMBULL NGA FAZA E PARË – Duke parë dy 3-5-2 të krahasuara, aq sa mund të kenë rendësi shifrat në futbollin aktual, ka gjithmonë kuriozitet për të gjetur se kush do të mbulojë lojtarin kundërshtar dhe si zgjedh një ekip të “dalë” nga krahët.

Në fazën e parë, Alegri detyroi skuadrën e tij të ushtronte presion për një pjesë të ndeshjes, duke e “kapur” Interin nga nisja e aksioneve me duele “tek për tek”. Vlahoviç ushtronte trysni mbi qendërmbrojtësin, Mekni me atë që luante në qendrën e majtë dhe Kieza në anën tjetër.

Dy anësorët e mesfushës kishin kundërshtarët e tyre përkatës si referencë, ndërsa, për të izoluar Çalhanoglunë, bardhezinjtë u përpoqën ta mbulonin atë me qëndrimin e trupit të vetë qendërsulmuesit të Juventusit. Nëse regjisori turk do të kishte arritur të gjente hapësirë, një nga dy mesfushorët e tjerë, Nikolusi dhe Rabio, do të duhej të kujdeseshin për të, pavarësisht se fillimisht duhet të kishin nën kontroll Mkhitarianinn dhe Barelën.

IDEJA E ALEGRIT – Një mekanizëm i kompensuar nga daljet e Gatit, i cili e ndiqte armenin përtej gjysmës së fushës së Juves. Në fazën ofensive, Alegri ndoqi logjikën që karakterizon sezonin e tyre: formacion me katër lojtarë, me Gati të zgjeruar në të djathtë, rotacion midis Mekenit dhe Kambiazos dhe Vlahoviç në mbështetje për të tërhequr qendërmbrojtësin.

Kostiç duhet të merrej me anësorin përkatës që do të kishte përballë, ndërkohë që edhe Kieza kishte punë me qendërmbrojtësit interistë.

Skenari, megjithatë, mund të ndryshonte, sipas logjikës së Allegrit, me një mbrojtje pozicionale që ishte e kujdesshme të mbulonte zonat dhe të mos lejonte hapësira, në varësi të pikës së fushës ku rekuperohej topit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat