Josa: Rezultati ishte i drejtë

Futboll

Josa: Rezultati ishte i drejtë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 17:24
Mirel Josa

Laçi barazoi me Vllazninë në shtëpi me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

Trajneri i kurbinasve, Mirel Josa, u shpreh se ky ishte rezultati më i drejtë i takimit, edhe pse jo i kënaqshëm për skuadrën e tij.

“Nuk diskutohet puna e pikëve. Nuk kishim hyrë në fushë për të barazuar ndeshjen.

Ndeshja përfundoi në barazim sepse dhe Vllaznia na imponoi një lojë, të cilën ne e kishim shumë parasysh se çfarë do bënte. Ishte një pjesë e parë që u interpretua mirë nga ne.

Kaluam në avantazh, por momentet e para të pjesës së dytë nuk ishin shumë të mira për ne. Ishte shumë shpejt, por u futëm deri diku në lojë. Me rastet që patëm ne, qoftë dhe skuadra e Vllaznisë, ndeshja mund të shkonte ndryshe.

Mund të ishte një barazim jo i kënaqshëm, por i drejtë.

Nga momenti që Vllaznia u paraqit me tre sulmues, qoftë cilësitë e Grudës, qoftë ato të Malës, nuk ishte racionale që ne të sulmonim në atë formë. Me rreshtimin që kishim ne, duhet ta ekuilibronim më shpejtë lojën në mesfushë.

S’ka më futboll brenda-jashtë. Skuadra duhet të luajë njësojë si në transfertë, si në fushën tonë. Thjesht ne duhet t’i ambientohemi kundërshtarit”, u shpreh Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat