Conte afër Milanit

Futboll

Conte afër Milanit

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:36
Antonio Conte,

Ky sezon mund të jetë i fundit për Stefano Piolin në krye të AC Milanit.

Klubi nga “San Siro” sipas medieve italiane, është duke menduar për pasuesin e Piolit.

Antonio Conte, një tjetër trajner italian, është alternativa më e mundshme për skuadrën “Rossonere’.

Madje, siç raportohet, Milani është në kontakt të avancuar me Antonio Conte për t'u bërë trajneri i tyre i ardhshëm.

 Conte ende është i papunë nga largimi i tij prej Tottenham.

Ndryshe, Conte kërkohet edhe nga Barcelona, por thuhet se strategu italian i ka thënë JO mundësisë për të marrë drejtimin e katalonasve.

Milani duket se do të jetë ‘shtëpia’ e radhës për Conten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat