Brightoni shpenzon 22.5 milionë për talentin ganez

Futboll

Brightoni shpenzon 22.5 milionë për talentin ganez

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 11:14
Ibrahim Osman

Brightoni i trajnerit italian, Roberto De Zerbi, praktikisht kanë mbyllur blerjen e tyre të parë për sezonin e ardhshëm.

Më pak se një javë para “gongut” të afatit kalimtar të dimrit, klubi i Premier League nisi një sulm ndaj talentit të fundit ganez që rritet në Nordsjaelland.

Bëhet fjalë për anësorin e lindur në vitin 2004, Ibrahim Osman, autor i katër golave ​​dhe pesë asistimeve në 29 ndeshje në kampionatin danez.

Një përforcim i rëndësishëm për Brighton, i cili ka siguruar një të ri me perspektivë.

Siç raporton Fabrizio Romano (gazetar italian i specializuar për lëvizjet e futbollistëve), Brightoni dhe Nordsjaelland kanë arritur një marrëveshje mbi bazën e 19.5 milionë eurove si pjesë fikse plus 3 milionë bonuse.

Marrëveshja parashikon që Nordsjaelland do të mbajë 10% të vlerës së kartonit në rast të rishitjes së futbollistit në të ardhmen.

Ibrahim Osman mësohet se ka kaluar kontrollet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029.

I lindur në Ganë dhe i rritur te Right to Dream, një klub i lidhur me Nordsjaelland, në janar 2023 ai u transferua në Danimarkë.

Këtë sezon ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 29 ndeshje në kampionatin danez, Kupën Daneze dhe Ligën e Konferencës.

Ibrahim Osman nuk është blerja e vetme me perspektivë e Brightonit.

Së fundmi “Pulëbardhat” njoftuan nënshkrimin me Josh Robertson nga Sunderlandi, mesfushor sulmues 18-vjeçar, i cili ka firmosur për tre vjet e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat