Boateng: Tuchel? Do isha te Bayerni tani po të ishte në dorën e tij

Futboll

Boateng: Tuchel? Do isha te Bayerni tani po të ishte në dorën e tij

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 14:03
Jerome Boateng

Jerome Boateng u stërvit për një kohë të gjatë me Bayern Munich pasi mbeti pa skuadër në verë. Kur edhe ndërpreu bashkëpunimin me francezët e Lyonit.

35-vjeçari, i cili ka firmosur deri në fund të sezonit me Salernitanën në Serie A, donte të rikthehej te Bayerni, por presioni i tifozëve detyroi klubin të mos i dhuronte një kontratë.

Thomas Tuchel e kërkoi si përforcim për mbrojtjen, por insistimi i trajnerit të bavarezëve nuk dha efekt. Dhe Boateng, i cili kaloi 10 vite fantastike te Bayerni, është rinisur nga Italia.

“Të them të drejtën, nëse do të ishte në dorën e Tuchel unë do të isha sërish një futbollist i Bayernit tani. Ai ishte personi që kërkoi rikthimin tim te bavarezët. Dua ta falënderoj.

Salernitana? Pritje e ngrohtë dhe miqësore, kam mundur të njoh nga afër edhe Pippo Inzaghin, me të cilin bisedova edhe para firmës. E ndjeva menjëherë pasionin që kanë këtu për futbollin.

Objektivi im ishte gjithmonë të qëndroja në një nga pesë ligat më të mira në Evropë”, u shpreh Boateng, kampion bote me Gjermaninë në Botërorin Brazil 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat