Frenkie de Jong ndryshon tani mendje, Barcelona po përgatitet të fitojë shumë nga shitja e tij

Futboll

Frenkie de Jong ndryshon tani mendje, Barcelona po përgatitet të fitojë shumë nga shitja e tij

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 08:45
Manchester United është rikthyer fuqishëm në garë për lojtarin pasi ai është dëshira kryesore e trajnerit Erik Ten Hag.

Frenkie de Jong duket se është dorëzuar dhe nuk mund t’i bëj më shumë ballë presionit për tu larguar nga Barcelona.

Mesfushori holandez do të largohet nga gjiganti katalunas pas pesë viteve qëndrim, pasi është dorëzuar nga ofertat që kishte dhe presioni i brendshëm i klubit që ka nevojë për ta shitur dhe të fitoj para që të largoj krizën financiare.

Mundo Deportivo ka raportuar se tani holandezi është lodhur me gjendjen aspak të mirë të klubit dhe po mendon largimin në fund të sezonit.

Manchester United është rikthyer fuqishëm në garë për lojtarin pasi ai është dëshira kryesore e trajnerit Erik Ten Hag.

26-vjeçari nuk dëshiron të jetë barrë i gjigantit katalunas derisa po e shqyrton seriozisht transferimin në Ligën Premier, ku Djajtë e Kuq mbesin skuadra e preferuar për të.

Përkundër se ai është një futbollist shumë i rëndësishëm, drejtuesit e Barcelonës edhe janë të detyruar ta shesin dhe De Jong e ka kuptuar këtë.

Gjithnjë sipas mediumit katalunas, Barcelona i ka caktuar edhe çmimin e largimit dhe synon që nga shitja e reprezentuesit holandez të fitojë së paku 100 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat