Rroca largohet nga Istanbulspori

Futboll

Rroca largohet nga Istanbulspori

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 11:32
Eduart Rroca - majtas

Eduart Rroca me skuadër të re. 30-vjeçari nga Librazhdi është larguar nga Istanbulspori, skuadër ku mbante shiritin e kapitenit.

Mesfushori i avancuar është huazuar te Manisa FK, që garon në divizionin e dytë të futbollit turk.

“Jam në vendin dhe ekipin e duhur për të realizuar synimet e mia. Dua të jem i suksesshëm te Manisa. 

Luaj prej vitesh në Turqi. 1. Lig e njoh shumë mirë, pasi kam luajtur më parë në këtë divizion.

Mora informacione për Manisa FK, klub i bukur që ka objektiva dhe një projekt që më tërhoqi.

Dua të jap kontributin tim tek ekipi i ri, jam gati të jap më të mirën te Manisa”, u shpreh Rroca pas prezantimit.

Në Shqipëri u aktivizua me skuadra si Kukësi, Luftëtari, Tërbuni dhe Egnatia, ndërkohë që provoi edhe një aventurë në Zvicër 11 vite më parë.

Rroca aktivizohet në futbollin turk prej shtatorit të vitit 2020. Kur u transferua nga verilindorët e Kukësit te Istanbulspori.

19 gola ka realizuar gjatë aventurës me skuadrën nga Stambolli. Tani shpreson të ndihmojë Manisën në realizimin e objektivave sezonalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat