“Është natyrale”, Haaland flet për lidhjen me De Bruynen

Futboll

“Është natyrale”, Haaland flet për lidhjen me De Bruynen

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:42
Haaland dhe Kevin De Bruyne.

Manchester City u rikthye si lideri i Premier Ligës sot, pas fitores 2:0 kundër Evertonit.

Që të dy golat erdhën nga bomberi norvegjez, Erling Haaland, e që njëri nga ta u asistua nga Kevin De Bruyne.

Pas ndeshjes, Haaland foli për lidhjen e tij me De Bruynen, të cilën ai e përshkroi “natyrale”.

“Është kryesisht natyrale. Për shumë vite e kam parë se ku e hedh ai topin, dhe ai nuk e ka ndryshuar atë aspak për pesë vite. Për mua, detyra është që të shfaqem dhe t’i finalizojë ato aksione. Me De Bruynen, e di që do ta marrë pasimin perfekt”, tha Haaland. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat