Lazio po tregon lojëra të mira dhe po lufton që të futet në katërshen e parë në Serie A. Lazio ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Cagliarit vendas.
Humbje që e fut edhe më shumë në krizë Cagliarin.
Për Lazion realizuan Deiola (26' - autogol), Immobile (50') e Felipe Anderson (65') dhe për vendasit shënoi Gaetano (51').
Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur titullar për Lazion, në fitoren me peshë të madhe.
Lazio zë vendin e 6-të me 37 pikë e Cagliarit renditet në të 19-tin me 18 pikë.