Kryetrajneri i Prishtinës: Për ne çdo ndeshje është si finale 

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Për ne çdo ndeshje është si finale 

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 23:33
Emmanuel Egbo me lojtarët e tij

Prishtina të dielën nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, nisin stinorin pranveror kundër tre herë kampionëve të Kosovës, Feronikelit ’74 nga Drenasi. 

Prishtina para këtij dueli ka 9 ndeshje rresht pa pësuar humbje, 5 fitore e 4 barazime, prej tyre në 6 ndeshje kampionale.

Në 7 ndeshjet e fundit, skuadra jonë ka pësuar vetëm një gol kundër Ballkanit në Superkupë.

Kryetrajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, beson e shpreson në fitore ndaj skuadrës nga Drenasi.

“Edhe pse triumfuam në Superkupë dhe kemi kaluar një turn në Kupë, ekipi ende nuk është njëqindpërqindtë.

Jemi në rifillim të kampionatit e duke e pasur parasysh që ende kemi futbollistë që dalëngadalë po rikthehen nga lëndimet, si Rilind Nimani, Albin Krasniqi dhe transferi i janarit, Olivier dhe kur të jemi të gjithë së bashku mund të themi që jemi plotësisht gati. 

Siç iu kam thënë edhe çunave të skuadrës, për ne çdo ndeshje është si finale, siç do të jetë edhe ajo nesër, sepse madhështia e klubit na kërkon të luftojmë për objektivin e saj, si nëpërmjet kampionatit, apo nëpërmjet Kupës.

Dhe për këtë gjë absolutisht kam besim, sepse ku do qe kam shkuar dhe kam punuar, e kam tentuar maksimumin dhe sidomos nëse ia arrijmë të përformojmë si ekip i bashkuar në të cilin grup kam besimin e plotë dhe me punën që jemi duke bërë, asgjë nuk është e pamundur", tha Egbo.

“Me skuadrën nga Drenasi jemi ndeshur në 38 ndeshje ku kemi bilanc pozitiv prej 18 fitoresh, 9 barazime kundrejt 11 humbjeve me goldallim +28, 58:30.

Feronikeli nuk din për fitore nga pranvera e vitit 2021, ndërsa në 8 përballjet e fundit ka arritur vetëm një barazim pa gola në ndeshjen e fundit në Drenas.

Prishtina renditet e 5-ta me 26 pikë dhe synim ka daljen në Evropë, kurse Feronikeli pas eliminimit nga Kupa dhe pozicionimit në vend të 7-të me 21 pikë, qëllim ka mbijetesën në Superligë”, shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat