Ish-ylli i Barçës dhe sherri me Messin

Futboll

Ish-ylli i Barçës dhe sherri me Messin

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 11:41
Messi

Ish-ylli i BarcelonAs, Rafael Marquez, ka zbuluar se Pep Guardiola dikur duhej të ndërhynte për të ndaluar një sherr mes meksikanit dhe Lionel Messit.

Mbrojtësi meksikan shpjegoi se ishte i acaruar me driblimin e vazhdueshëm të Messit në stërvitje. Marquez tha se ai kishte humbur durimin dhe ka sulmuar argjentinasin, i cili konsiderohej një i ri në atë kohë, me Guardiola-n që duhej të ndërhynte.

Duke folur për Yordi Rosada, Marquez zbuloi: “E dinim që Leo mund të driblonte tre ose katër lojtarë, por ndonjëherë e ekzagjeronte shumë.

Ne u përpoqëm ta drejtonim, duke i thënë: ‘Ja ku driblohet dhe ku jo'”.

“Me këmbënguljen time të fortë në këto udhëzime, filloi një problem mes Messit dhe meje.

Filluam të shkëmbenim fjalë dhe Guardiola duhej të ndërhynte për të zgjidhur problemin. Unë dhe Messi nuk ishim miq të mëdhenj, ne ishim kolegë”.

Marquez është trajneri aktual i Barcelonës Atletic – skuadra e dytë e gjigantëve katalanas.

Nisur nga kjo lidhje, meksikani është përfolur se do të jetë në garë për të zëvendësuar Xavi në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat