Intrigat e afatit kalimtar në mesfushë mund t’i dhurojnë "Zonjës së Vjetër" një goditje të cilësisë

Futboll

Intrigat e afatit kalimtar në mesfushë mund t’i dhurojnë "Zonjës së Vjetër" një goditje të cilësisë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 14:28
Allegri

Juventus po punon për merkaton e verës dhe ajo që mund të ndodhë nga qershori dhe në vazhdim mund të ndryshojë pamjen e grupit në dispozicion të Massimiliano Allegri-t.

Investimet më të rëndësishme, duke marrë parasysh shitjet që mund të bëhen, përqendrohen te mesfusha.

Në pritje për të kuptuar nëse Carlos Alcaraz do ta meritojë apo jo blerjen përfundimtare të kushtueshme dhe nëse Adrien Rabiot do të largohet me kosto zero, lista e Cristiano Giuntoli-t është shumë e gjatë dhe përfshin lojtarë fizikë dhe me aftësi teknike, por edhe në gjendje të drejtojnë lojën.

Të njëjtat nevoja që ka edhe PSG-ja me Barcelona-n. Dy klubet e mëdha të Europës janë në gjurmët e Bruno Guimaraes, futbollist brazilian i Neëcastle, që në këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asiste.

Sipas Times, do të duhen plot 100 milionë euro për t’ua marrë lojtarin bardhezinjve të Premier League dhe ky operacion, nëse kampionët e Ligue 1 do ta realizonin, mund të ndikojë te merkato e Juves.

PSG, në fakt, po mendonte të merrte Khephren nga Nice. Vëllai i Marcus, sulmuesi i Inter-it, po paraqitet shumë mirë, por mund të parakalohet pikërisht nga Bruno Guimaraes në preferencat e klubit francez.

Më pas, pasi Al Khelaifi të ketë shpenzuar 100 milionë, është e vështirë që të bëjë një tjetër investim të rëndësishëm në mesfushë. Kjo do t’i hapte rrugën Juventus-in pikërisht për Thuram, që ka një vlerësim rreth 40 milionë euro.

Intrigat e afatit kalimtar në mesfushë mund t’i dhurojnë "Zonjës së Vjetër" një goditje të cilësisë së lartë, por duhet bërë kujdes edhe nga të mëdhatë e tjera të Premier League, që mund të futen në garë në muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat