Pas sulmit ndaj shqiptarëve, pas 10 viteve dy shqiptarë të Kosovës në Beograd kundër Serbisë!?

Futboll

Pas sulmit ndaj shqiptarëve, pas 10 viteve dy shqiptarë të Kosovës në Beograd kundër Serbisë!?

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 16:36
Pamje kur u sulmua Shqipëria në Beograd me 14 tetor të vitit 2014

Është interesant se para 10 viteve përkatësisht me 14 tetor të vitit 2014, në stadiumin e Partizanit të Beogradit, është zhvilluar ndeshja kualifikuese për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre në minutën e 41-të kur rezultati ishte 0:0, pasi që huliganët serbë u futen në fushë dhe sulmuan (rrahën) futbollistët e Shqipërisë.

Shqipëria me vendimin e CAS-it e pati fituar takimin me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Serbisë.

Duhet kujtuar se në stadiumin e Partizanit në Beograd bie droni me flamurin e Shqipërisë Etnike dhe me portretet e Ismail Qemailit e Isa Boletinit.

Dhe pas 10 viteve, pritet që të kemi dy shqiptarë në fushën e lojës në Serbi, kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me Zvicrën ndaj Serbisë, por kësaj radhe ndeshja luhet në kuadër të Ligës së Kombeve, divizioni A.

Ndeshja luhet (xhiro e tretë) në orën 20.45 në stadiumin e Cërvena Zvezdës së Beogradit. 

Zvicra është në grupin e 4-të së bashku me Serbinë, Danimarkën dhe Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat