Pochettino këshillon skuadrën për fitoren

Futboll

Pochettino këshillon skuadrën për fitoren

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 13:55
Pochettino

Chelsea fitoi 3-1 me përmbysje në fushën e Crysal Palace, një sukses që i jep frymëmarrje skuadrës në një sezon të vështirë. Fitore e djemve të rinj, që arritën të tregojnë aftësitë e tyre, duke marrë tri pikë të arta.

Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino, për “Sky Sports” u shpreh i kënaqur nga ky sukses jashtë fushe dhe kërkon që skuadra e tij të ketë më shumë stabilitet në ndeshjet e radhës, për të arritur të tjera fitore.

“Në 45 minutat e para nuk luajtëm shumë mirë, por më pas reaguam mirë.

Duhet ta shmangim në ndeshjet e tjera që të nisim ndeshje të tilla. Në pjesën e dytë e nisëm shumë mirë dhe shënuam. Ishte një lojë e vështirë, por jam shumë i kënaqur me fitoren”, tha Pochettino.

“Tani duhet të ndërtojmë besimin tonë dhe të kuptojmë se duhet të jemi më të qëndrueshëm. Ne ndryshuam taktikë në pjesën e dytë, përdorëm dy sulmues dhe e lëvizëm topin më shpejt me Enzo në numrin 10. Kjo na ndihmoi të shënonim dhe të merrnim 3 pikët”, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat